UV-STYLO-X

Direct Call:

Product Description

Sistemi UV-STYLO-X është shumë i thjeshtë, i gjithanshëm dhe i adaptueshëm për lloje të ndryshme të aplikacioneve, kudo që kërkohet kontroll si për nivelin e higjienës në një mënyrë të thellë për shkak të një rrezatimi të gjithanshëm të sipërfaqeve. 
Zbatuar brenda sistemit të kondicionimit të ajrit, veçanërisht në hapësira të ngushta UV-STYLO-X ndihmon në përmirësimin e Cilësisë së Ajrit të Brendshëm (IAQ) duke eleminuar ngarkesën mikrobike , përhapjen dhe shpërndarjen e patogjenëve të rrezikshëm e të bezdisshëm brenda ndërtesave dhe duke rritur IAQ në hotele, zyra, dhoma pacientësh, shkolla, etj. 

Një sistem më i pastër i kondicionimit të ajrit është gjithashtu më efikas nga pikëpamja ekonomike me performanca më të mira të ngrohjes, ftohjes dhe lagështimit. Në fakt, duke përdorur UVGI nevoja për  mirëmbajtjeje dhe pastrim manual të sipërfaqeve të brendshme është më pak e nevojshme se zakonisht. 

Me UV-STYLO-X ju merrni një dezinfektim dhe pastrim të thellë dhe të vazhdueshëm të Sistemit tuaj të Kondicionimit, pa përdorimin e kimikateve të shtrenjta dhe ndotëse,
me pak fjalë me UV-STYLO-X ju siguroni rehati  për njerëzit në ndërtesë.

UV-STYLO-X përfshin:

Seria UV-STYLO-X përfshin modele të ndryshme të dizenjuara për aplikim në hapësira shumë të ngushta. Pajisja përbëhet nga një kornizë në çelik inox AISI 304 në të cilën është vendosur një llambë UV-C e mbrojtur nga një strukture kuarci i pastër. Struktura e  kuarcit ka funksionin e dyfishtë të mbrojtjes së llambës UV-C nga ndryshimet e temperaturave, duke krijuar një lloj tampon ajri që optimizon performancën e UV-STYLO-X. Ballastet janë specifike për llambat Light-Progress UV-C, duke optimizuar performancën dhe qëndrueshmërinë e tyre. UV-STYLO-X është bërë me cilësi të lartë dhe komponentë jashtëzakonisht të qëndrueshëm, dhe funksionon në mënyrë të përsosur në kushte të vështira të funksionimit (lagështia e lartë, temperatura e ulët, etj.)

Scroll to Top